Dy persona kanë përfunduar në spital, këtë të mërkurë, në Durrës, pas një përplasje me njëri-tjetrin.
Policia ka bërë të ditur se rreth orës 14:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është goditur me thikë shtetasi E.Ç., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu edhe autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi M.M., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore pasi është lënduar si pasojë e konfliktit.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)