Aksident në Korçë, raportohet për një të plagosur

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 20:14 | Kronikë
Aksident në Korçë, raportohet për një të

Një person ka mbetur i plagosur pasi është aksidentuar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Voskop.

Mësohet se shtetasi M. M., rreth 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Lancia", dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Për pasojë, 24-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos