Dy vëllezër dhunojnë punonjësit e Policisë Bashkiake në Lezhë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 17:00 | Kronikë
Dy vëllezër dhunojnë punonjësit e Policisë Bashkiake

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy vëllezër, pasi dyshohet se kanë dhunuar dy punonjës të Policisë Bashkiake për shkak të detyrës.

Policia ka bërë të ditur se ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin.

Policia shkruan në deklaratë se në Shëngjin, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me shtetasin Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij , 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos