
Pas kapjes së 1,3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi se ka qenë në dijeni të kalimit të kamionit në territorin shqiptar.
Burime zyrtare nga SPAK thanë për A2 se ata kanë mbikqyrur tranzitin e drogës me kërkesë të të huajve.
"Ngarkesa kaloi tranzit në Shqipëri, nuk ka lidhje me vendin tonë. Kalimi i kontrolluar i ngarkesës me kokainë ishte pjesë e hetimit për të zbardhur rrjetin e trafikut", thanë prokurorët të cilët pranuan se prokuroria shqiptare ka bashkëpunuar me autoritetet e huaja për hetimin dhe dokumentimin e këtij trafiku.
Sipas tyre, kamioni me kokainë ka hyrë në Shkodër nga Mali i Zi dhe ka dalë në Pogradec drejt Maqedonisë së Veriut, ndërsa destinacioni i drogës ka qenë në Maqedoni dhe se nuk ka shqiptarë të përfshirë. (A2 Televizion)