
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë, ku një makinë ka përplasur një të mitur.
Mjeti me drejtues shtetasin M. Xh. 53 vjeç përplasi aksidentalisht të miturin që po kalonte rrugën, i cili u dërgua për trajtim më të specializuar në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)