
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Mirditë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur "Bulshar”, në një serë, kishin kultivuar në kubikë dhe në tokë fidanë narkotike kanabis.
Sipas policisë, në pranga janë vënë shtetasit me iniciale D. N., 30 vjeç, banues në Thumanë dhe K. Gj., 21 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.
Policia bën të ditur se, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient që këta shtetas kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatikë, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të policisë dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. (A2 Televizion)