Aksident në qendër të Shkodrës, makina përplas kalimtarin

Nga A2 CNN
6 Shtator 2022, 21:55 | Kronikë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në qendër të qytetit të Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë tip Peugeot ka përplas një person rreth 50 vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Aksidenti është regjistruar në sheshin “Parrucë”, ndërkohë i plagosuri është transportuar për në spitalin rajonal, ku ende nuk dihet gjendja e tij.

Policia në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos