
Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas në afërsi të fshatit Qukës pasditen e së hënës.
Paraprakisht, dyshohet se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tjetër.
Bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit janë dy të lënduar në spitalin e Librazhdit në gjendje të rënduar. Një prej tyre po transportohet me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore të specializuar.
Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende. (A2 Televizion)