Djali mbyti nënën, fqinjët: S’kishim dijeni për problemet e 24-vjeçarit

Nga A2 CNN
4 Qershor 2023, 19:18 | Kronikë
Djali mbyti nënën, fqinjët: S’kishim dijeni për

Një 68-vjeçare në Përmet mbeti viktimë e djalit të saj, i cili e mbyti me qese duke e lenë të vdekur.

Policia arrestoi 24-vjeçarin Albi Muhollari, i cili kishte vetëm katër ditë që ishte kthyer nga Amerika bashkë me nënë e tij, Zeniat Muhollari.

I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24-vjeçarit.

“Ne nuk dinim asgjë, vetëm këtë që tha i ati sot. Ne nuk dinim që djali kishte probleme”, shprehen fqinjët.

Prindërit shpesh kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje, ata kanë pasur frikë se mos djali i tyre u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë, pa ditur se viktimë do të ishte njëri prej tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/03/ngjarje-e-rende-ne-permet-i-riu-mbyt-nenen-e-tij/
https://a2news.com/2023/06/04/detajet-e-krimit-monstruoz-ne-permet-kush-eshte-amerikani-qe-mbyti-nenen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos