
Një grua ka humbur jetën në orët e vona të ditës së djeshme, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë.
Aksidenti vjen si pasojë e përplasjes së një mjeti tip Audi të drejtuar nga shtetasi A. Ç me një Volkswagen me drejtues shtetasin P. Ç.
Pikërisht mjeti i fundit ka pasur pasojat më të rënda, me drejtuesin e lënduar dhe bashkëshorten e tij, shtetasen Xh. Ç që si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.
Forcat e rendit po hetojnë zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik. (A2 Televizion)