
U kap autori i vrasjes së sotme të një 28 vjeçari në Elbasan, pas një sherri për motive të dobëta .
Forcat e policisë kanë arrestuar si autor i krimit 24 vjeçarin Ardit Hida, i cili u kap në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese" të qytetit.
Gjithashtu u bë i mundur sekuestrimi në cilësinë e provës të thikës me të cilën ky shtetas plagosi dy vëllezërit Kovaçi, Florencin dhe Mikelin, ku i pari si pasojë e plagëve ndërroi jetë. (A2 Televizion)