Abuzimi me tenderin 87 milionë, SPAK kërkon 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 16:33 | Kronikë
Abuzimi me tenderin 87 milionë, SPAK kërkon 1 vit e 8 muaj burg

Prokuroria e Posaçme, SPAK, i kërkoi gjykatës një dënim me 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtuesin e RTSH, Thoma Gëllçi.

Sipas SPAK, Gëllçi duhet të fajësohet për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, në lidhje me një procedurë tenderuese në RTSH në vitin 2018. Për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”, Prokuroria e Posaçme kërkoi fajësi edhe për tre të bashkëpandehurit e Gëllçit, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci.

Për ish-anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave u kërkua nga 12 vite burg për secilin.

Masat e kërkuara të dënimit ishin më të rënda, por 4 të pandehurit përfituan uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas SPAK, Gëllçi dhe të bashkëpandehurit shkelën ligjin gjatë tenderit me fond limit 87 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH AGRO. Prokuroria e Posaçme ngriti dyshime se ishte paracaktuar kompania që përfitoi tenderin, si edhe pati ndryshime të kontratës në lidhje me afatet e dorëzimit të pajisjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos