Një vajzë ka mbetur e plagosur këtë mbrëmje në Tiranë, pasi është përplasur nga një makinë në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur në unazë, pranë Piramidës. Vajza është aksidentuar nga një makinë e markës Mercedes Benz. Por pas përplasjes, shoferi është larguar, pa i dhënë ndihmën e parë.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, që ka bllokuar trafikun, ndërsa një ambulancë mori vajzën për ta dërguar në spital. Mësohet se vajza është jashtë rrezikut për jetën, por deri në mbërritjen e ambulancës e kanë ndihmuar kalimtarë të rastit. (A2 Televizion)