
Një aksident ndodhi pasditen e së enjtes në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, ku një makinë policie përplasi një person që po udhëtonte me biçikletë.
Personi i plagosur, 55-vjeçari A.G. është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)