
Një aksident ku janë përfshirë të paktën 3 makina u regjistruar mbrëmjen e së shtunës në tunelin e Krrabës, në aksin Tiranë-Elbasan.
Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e aksidentit dy persona janë dërguar në spital nga tronditjet e pësuara pasi përplasja ka qenë tepër e fortë.
Aksidenti bllokoi për disa minuta aksin rrugor, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve. (A2 Televizion)