Aksident në Vlorë, përplasen dy makina dhe një motor

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 21:08 | Kronikë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e mbrëmjes në Vlorë, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre më rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Potam dhe në të janë përfshirë dy makina dhe një motor. Burime nga vendngjarja bën me dije se një nga drejtuesit humbi kontrollin e mjetit dhe më pas u përplas me makinën tjetër dhe motorin.

Personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos