Rrezikon 5 vjet burg për një vend parkimi

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 12:13 | Kronikë
Rrezikon 5 vjet burg për një vend parkimi

Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Rrëshen, pasi akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Bëhet e ditur nga policia se personi i arrestuar është shtetasi L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë. Arrestimi i tij u bë pasi në Rrëshen, patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e mjeteve të tjera. 45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

Për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos