I dënuar me 9 vite burg në Shqipëri, arrestohet në Gjermani

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 15:04 | Kronikë
I dënuar me 9 vite burg në Shqipëri, arrestohet në Gjermani

Policia gjermane ka vënë në pranga shtetasin Elton Sako, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili është i dënuar në vendin tonë me 9 vite burg për vjedhje me dhunë nën kërcënimin e armëve.

Sipas policisë, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 9 vite burg. Elton Sako, në bashkëpunim me shtetasit S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., në rrugën "Qemal Stafa", ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish.

Tashmë, Sako do të ekstradohet në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos