Kërcënon gruan me thikë pavarësisht urdhrit të mbrojtjes, arrestohet 61-vjeçari

Nga A2 CNN
26 Janar 2020, 14:12 | Kronikë
Kërcënon gruan me thikë pavarësisht urdhrit të

Një burrë 61-vjeçar është arrestuar sepse ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij, pavarësisht se gruaja kishte urdhër-mbrojtjeje.

Sipas policisë, “shtetasi F.B. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, e ka kanosur me thikë për ta vrarë”.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos