
Një 45-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në orën 23:30, në Romë.
Sipas mediave italiane, ai është ekzekutuar me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks.
Në momentin e vrasjes sapo kishte dalë nga banesa e bashkëshortes për t’u rikthyer në burg, pasi kishte marrë leje të veçantë.
Autoritetet po hetojnë për lëvizjet e tij të fundit dhe kontaktet që kishte pasur. Por dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas konflikteve mes klaneve për dominimin e territorit të shitjeve të lëndëve narkotike. (A2 Televizion)