
Një aksident pranë bazës ushtarake në fshatin Meteor në Kuçovë është regjistruar gjatë pasdites së të dielës.
Dy automjete një Golf me targa AB 721 AP dhe një Seat Ibiza Me targa AA 466 GC, janë përplasur me njëra-tjetrën. Aksidenti ndodhi ndikuar nga kushtet atmosferike. Në momentin e përplasjes ka parur breshër të fortë.
Mjeti Seat Ibiza ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanal. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shtuara policore. Deri tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur. (A2 Televizion)