U shtir si punonjës fondacioni dhe mashtroi 65-vjeçarin për t’i marrë kredi, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2022, 09:37 | Kronikë
U shtir si punonjës fondacioni dhe mashtroi 65-vjeçarin për

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 23-vjeçar të shpallur në kërkim pasi kishte mashtruar një 65-vjeçar nga Elbasani, duke i kërkuar një shumë parash.

Në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar nga Policia, u prezantua si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi.

Për 23-vjeçarin me iniciale R. K., nga Lushnja, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, kishte caktuar në datën 2 shkurt  masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Mashtrimi në kredi".

Ndërkohë në prangat e Policisë kanë rënë edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim ëpr prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe kultivim të bimëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos