I dehur në timonin e autobusit me pasagjerë, kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Arrestohet e gjobitet 57-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2022, 08:55 | Kronikë

Një 57-vjeçar nga Erzeni i Shijakut është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi drejtonte autobusin në gjendje të dehur e linjës Shkozet –Shijak. Ai u ndëshkua edhe me 90.000 lekë të rinj gjobë dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.

Shërbimet e Policisë Rrugore pas njoftimit të marrë nga qytetarët se një autobus, kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak, menjëherë kanë bërë të mundur bllokimin e autobusit.

Pas kryerjes së alkool-testit rezultoi se drejtuesi i autobusit  shtetasi B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen të Shijakut, drejtonte autobusin në gjendje të dehur në masën 1.48 mg për litër.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale” Drejtimit te mjetit në mënyrë të parregullt ”(në gjendje të dehur), dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.     

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarët që denoncojnë këto raste që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe apelon që cilido që konstaton raste të  shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor  të denoncojnë menjëherë në 112 e Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të plotë e reagim të menjëhershëm, pasi siguria rrugore, është një ndër prioritetet kryesore që ka Policia e Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos