Qentë zbulojnë rastësisht shtëpinë e “barit” me vlerë 1,3 milionë paund, në pranga 3 shqiptarë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2022, 09:17 | Kronikë

Një shtëpi e mbushur me kanabis është zbuluar rastësisht nga policia në Leicester të Anglisë. Daily Mail shkruan se një kompani e specializuar në trajnimin e qenve që nuhasin drogën kishte telefonuar policinë.

Teksa ishin duke u stërvitur në një institucion ku qëndronin fëmijëve me aftësi të kufizuara, qentë shkonin vazhdimisht në një mur aty ku bënin sjellje të çuditshme. Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes pas telefonatës dhe zbuloi “shtëpinë e barit” të mbushur me kanabis, i cili nëse do të dilte në treg do të kapte një shifër prej 1,3 milionë paund.

Policia gjeti të fshehur në magazinë edhe 3 shtetas shqiptarë Renald Dema, 21 vjeç, Ali Hoxha, 29 vjeç dhe Juljan Jaku, 29 vjeç, të cilët u arrestuan.

“Ky ishte një zbulim mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm çoi në arrestimin e 3 personave, por ndaloi që kjo sasi e madhe droge të hidhej në treg. Ata që kishin këtë fabrikë kanabisi menduan”, tha Ross Dimmock, inspektor i zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos