Aksidentuan për vdekje një person, pranga 2 drejtuesve të mjeteve

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 10:11 | Kronikë
Aksidentuan për vdekje një person, pranga 2 drejtuesve të mjeteve

Policia e Lezhës ka vënë në pranga drejtuesit e dy mjeteve, të cilët aksidentuan për vdekje një person me makinat e tyre mesditën e së dielës.

Specialistët e qarkullimit vunë në pranga shtetasit A.Xh., 22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, të cilët me mjetet e tyre tip "Benz " dhe "BMW" aksidentuan për vdekje shtetasin Gj.K., 61 vjeç.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos