Aksident pranë Sukthit, kabina e kamionit kalon në anën tjetër të rrugës

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 10:43 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Tiranë-Durrës, ku një kamion është përplasur me trafikndarësen dhe kabina e tij ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Fatmirësisht, nuk ka viktima apo të lënduar, thotë Policia, si dhe nuk ka mjete të tjera të përfshira në aksident. Policia ende nuk ka hetuar për shkaqet e aksidentit, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e lagështirës në rrugë.

Megjithatë, bllokimi i rrugës ka bërë që të krijohet trafik, për të cilin po punohet për ta normalizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos