Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm te diga e Liqenit.
Një makinë tip BMW është përplasur me bordurat e digës dhe menjëherë pas aksidentit shoferi, ende i paidentifikuar, është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga sa mësohet, BMW-ja ka qenë me shpejtësi të madhe dhe nga rruga e Kosovarëve ka ngjitur digën duke përfunduar te shëtitorja.
Siç mund të shihet edhe në fotot e bëra publike në rrjetet sociale nga gazetari Granit Sokolaj, makina ka qenë pa targa, ndërsa fatmirësisht në ato momente nuk ka pasur asnjë kalimtar pasi nuk raportohet për të lënduar. (A2 Televizion)


