Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në afërsi të fshatit Nartë në Vlorë.
Flakët janë shfaqur në hapësirat me shkurre shumë pranë depozitave të naftës së Albeptrolit duke paraqitur rrezik për to.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke punuar për shuarjen e flakëve, duke normalizuar situatën dhe zjarri po mbahet në monitorim. (A2 Televizion)