
Gjatë një konflikti për motive të dobëta në Tiranë, një 28-vjeçar është plagosur rëndë.
Shtetasi me iniciale F.K., 33 vjeç, ka goditur me grushta dhe mjete të forta shtetasin me iniciale A.D., 28 vjeç. Si pasojë e goditjeve, 28-vjeçari është plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes dhe dy personave të tjerë të cilët kundërshtuan punonjësit e policisë gjatë arrestimi të 33-vjeçarit.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Mëzez. (A2 Televizion)