Aksidenti në tunelin e Krrabës/ Viktima, vëllai i deputetes socialiste

Nga A2 CNN
20 Tetor 2019, 09:52 | Kronikë

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mbrëmë në aksin Tiranë-Elbasan, ku humbi jetën një person. 

Aksidenti ndodhi në tunelin e Krrabës, ku një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një makinë Seat Ibiza, e cila shpërtheu në flakë pasi ishte me gaz.

https://a2news.com/2019/10/19/aksident-me-nje-te-vdekur-ne-aksin-tirane-elbasan/

Si pasojë e përplasjes së fuqishme humbi jetën Elton Maçolli.

Mësohet se 37-vjeçari ishte nënoficer dhe punonte teknik në bordin e helikopterëve në Farkë. Deputetja Blerina Gjylameti është motra e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos