Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë – Durrës, shumë pranë mbikalimit të Kamzës, ky dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën.
Sikurse shihet nga pamjet e siguruara nga A2CNN, në aksident janë përfshirë të paktën tre automjete. Mësohet se ka qenë drejtuesi i “Benzit”, i cili ka goditur nga pas makinën tjetër, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe mos respektimit të distancës nga ana e drejtuesve të mjeteve. (A2 Televizion)