Aksident zinxhir në Milano, të paktën 2 viktima

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 17:00 | Bota
Aksident zinxhir në Milano, të paktën 2 viktima

Të paktën 2 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Milano të Italisë.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, janë të paktën 4 makinat që u përfshinë në përplasjen e dhunshme që ndodhi në autostradën A4 të Milanos.

Dy viktimat udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara, teksa një grua rreth 50 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monzas.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur një hetim për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që shkaktoi probleme me qarkullimin për disa orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos