
Një qen policie ndihmoi dhjetëra efektivë të arrestonin një person në arrati, të cilin po e ndiqnin për kilometra të tërë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një autostradë në Ontario, Kaliforni.
Në pamjet e publikuara nga mediat lokale, duket i dyshuari brenda në makinë, i cili nuk pranon të dalë prej saj edhe pas negociatave me policinë.
Në një moment, një prej efektivëve lëshon qenin, i cili përleshet me të dyshuarin, duke lejuar policët e tjerë të afrohen dhe ta arrestojnë më në fund. (A2 Televizion)