Aksidentet rrugore, një viktimë dhe dy të plagosur në Shkodër dhe Sarandë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2021, 16:21 | Kronikë
Aksidentet rrugore, një viktimë dhe dy të plagosur në

Dy aksidente me pasoja të rënda kanë ndodhur orët e fundit në dy zona të vendit, ku të përfshirë kanë qenë drejtuesit e motorëve.

Në rastin e parë, në aksin Shkodër- Vau i Dejës, në afërsi të fshatit Stajka, 62-vjeçari Shefik Zagani, i cili po udhëtonte me motor, u përplas për vdekje nga një 28-vjeçar që drejtonte një automjet. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë 62-vjeçari, që banonte në zonë, ka humbur jetën që në momentet e para, ndërsa drejtuesi i automjetit, 28-vjeçari nga Lezha, u shoqërua në polici.

Ndërkaq, në rastin tjetër, në fshatin Xarë të Konispolit, janë përplasur 2 motorë që drejtoheshin nga një 12-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nga një 27-vjeçar, i cili ka marrë dëmtime të lehta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos