“Nuk kishim dijeni për mashtrimin”, detyrim paraqitje për 8 punonjësit e Call Center në Shkodër

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2021, 14:17 | Kronikë
“Nuk kishim dijeni për mashtrimin”, detyrim paraqitje për

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për 8 të ndaluarit në kuadër të operacionit North Forex.

Vendimi erdhi pasi Gjykata e Shkodrës shqyrtoi provat e prokurorisë për të ndaluarit, të cilët kanë qenë punonjës të kompanisë.

Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi të arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.

Policia e Shkodrës arrestoi dy ditë më parë  8 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, të cilët akuzohen për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike.

Pronari polak i cili është shpallur në kërkim kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë, me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos