All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Krimet ndaj të miturve, dështimi i institucioneve në parandalimin e ngjarjeve të tilla

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 15:01 | Kronikë
Krimet ndaj të miturve, dështimi i institucioneve në parandalimin
All - Paragraf - 1

Krimi makabër ndaj 8-vjeçarit, Mateo Vasiu, i vrarë nga fqinji i tij në Greçalli të Fierit, nuk është rasti i parë në vend.

Histori të rrëmbimit dhe të vrasjes së fëmijëve që kanë tronditur shoqërinë, janë disa ndër vite dhe në të shumtën e rasteve, institucionet kanë dështuar në parandalim. Në vitin 2002, Sadik Kuniqi vrau Mira Simonin dhe djalin e saj Xhek Simoni, vetëm 3 vjeç.

All - Paragraf - 3

Në ditarin e tij, përbindëshi i Shkodrës e quante foshnjën "prifti Muhamed" dhe e bënte përgjegjës për vjedhjen e thesarit të florinjve që Kuniqi imagjinonte se ia kishte besuar Xhebraili, vëllai i tij.

Në vitin 2007, Shpëtim Ziza, 19 vjeç, vrau 10-vjeçarin, Bekim Cenga. I njohur si monstra e Peshkopisë. Ziza, i sëmurë me kartelë mjekësore, ishte fqinj me viktimën, ndërsa pranoi kryerjen e krimit makabër. Në vitin 2013, Julian Çela ishte vetëm 11 vjeç, ku u rrëmbye dhe u vra nga Ardian Prrenjasi. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Laprakës në Tiranë, ku Prrenjasi e rrëmbeu atë dhe më pas e vrau. Në polici, ai tha se trupin e vogëlushit e kishte hedhur në mbeturina, por që 11-vjeçari nuk u gjet asnjëherë. Autoritetet që duhej të bënin mbikëqyrjen e një personi të tillë dështuan, pasi Prrenjasi u arrestua, pasi tentoi të bënte të njëjtën gjë me një tjetër fëmijë në zonën e Laprakës.

Në vitin 2016, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi vendin. Në Himarë, Jorgo Zani i mori jetën kushëririt të tij 12-vjeçar. Në polici, Zani, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe me kartelë që në vitin 2015 tha se kreu vrasjen pasi i mituri e kishte mërzitur.

Në të gjitha rastet e krimeve të këtij lloji, autoritetet kanë dështuar, ndërsa familjet dhe shoqëria vijojnë t’i mbajnë pranë vetes e t’i pranojnë të bashkëjetojnë me këta persona me risk të lartë kriminaliteti.

All - Paragraf - 7

Policimi në komunitet dhe projektet suedeze vijojnë të mbeten broshura, të cilat edhe si të tilla nuk shkojnë në fshatra të varfër, si ai në të cilin jetonte Mateo, ndërsa grantet me 10 mijë euro shkojnë për aktivitete fantazmë. Nismat si Miqtë e Fëmijëve në Kuvend mblidhen vetëm pas krimeve për t’i kthyer sytë te fëmijët dhe projektet e mbrojtjes së tyre mbetën vetëm projekte.      (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/18/klodian-calamani-mberrin-ne-paraburgim-merren-masa-qe-te-mos-kete-kontakte-me-te-burgosurit-e-tjere/
https://a2news.com/2021/11/18/familjaret-e-8-vjecarit-te-vrare-u-futen-me-force-ne-gjykaten-e-fierit-seanca-mund-te-zhvendoset/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos