Një aksident i tmerrshëm është filmuar në Doset të Anglisë, ku dy forgonë janë përplasur me njëri tjetrin.
E gjithë ngjarja është filmuar në një kamera e vendosur në furgonin me të cilin ishin duke udhëtuar babai 54 vjeç dhe dy djemtë e tij, 25 dhe 22 vjeç.
Furgoni devijon nga korsia në mënyrë të çuditshme dhe godet automjetin tjetër që po vinte përballë tij.
Për fat të mirë, nga ky aksident I tmerrshëm, kanë shpëtuar të gjithë për mrekulli. (A2 Televizion)