Akuzohet për përdhunim, Suedia rihap hetimet kundër Assange

Nga A2 CNN
13 Maj 2019, 12:24 | Bota
Akuzohet për përdhunim, Suedia rihap hetimet kundër Assange

Prokurorët suedeze rihapen hetimet kundër themeluesit të Wikileaks Julian Assange, i akuzuar për përdhunim. Çështja u risoll në vëmendje pas kerkesës së avokatit të viktimës së pretenduar. Assange, i cili i mohon akuzat, u përpoq për 7 vite të shmangë ekstradimin në Suedi, duke kërkuar strehim në ambasadën ekuadoriane në Londër.

Por 47-vjecari u nxor jashtë me forcë muajin e kaluar dhe u dënua me 50 javë burgim pasi shkeli lirinë me kusht. Edhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë ekstradimin e Assange nga Britania e Madhe, për rolin e tij në publikimin e materialeve të klasifikuara ushtarake e diplomatike ne 2010-tën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos