















Shoferi i autobusit që u përfshi në aksidentin zinxhir paraditen e së hënës është vënë në pranga. 63-vjeçari Agron Xhafa akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi pas aksidentit të djeshëm mbetën të lënduar nëntë qytetarë.
Vihet në pranga A. Xh., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar autobusin, është përplasur me disa automjete dhe si pasojë janë dëmtuar 9 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Kujtojmë se autobusi me një shpejtësi tej normave të lejuara u përplas me automjetin luksoz tip Porsche, i cili u fut papritur në korsinë e emergjencës.
Në aksident u përfshinë 10 makina dhe u plagosën 9 persona, përfshirë drejtuesin e mjetit tip Porsche, shoferin e autobusit, si dhe drejtues të mjeteve të tjerë e pasagjerë në urban.
Ky nuk është rasti i parë kur linja e Unazës është përfshirë në aksidente të tilla. Në prill të vitit 2022 një tjetër autobus u përfshi në aksident jo larg vendit të ngjarjes së kësaj të hëne. Pak pasi mori pasagjerët hyrja në korsi pasoi me përplasjen me një makinë ku udhëtonin dy të rinj. (A2 Televizion)