Aksidenti i tmerrshëm i 50 automjeteve, të paktën 4 të vdekur

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2022, 11:50 | Bota

Moti i keq, me temperatura të ulëta, dëborë dhe akull, ka përfshirë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto kushte atmosferike janë bërë shkak për dhjetëra aksidente. Ngjarja më e rëndë ka ndodhur në Ohajo, ku të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasje të tmerrshme të rreth 50 automjeteve. Shumë persona mbetën të plagosur në këtë aksident masiv, ndërsa një operacion i madh dhe i vështirë u krye për të evakuuar personat e bllokuar në rrugë.

Autostrada u bllokua për të paktën 7 orë, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet me makinë gjatë kësaj periudhe. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/24/cikloni-bombe-ngrin-ferrin-ne-shba-12-viktima/

A2 CNN Livestream

Latest Videos