Dënohen me 110 vite burg 8 anëtarë të një bande kriminale, trafikuan 1 ton kokainë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2022, 10:39 | Bota

Tetë anëtarë të një bande kriminale janë dënuar në total me 110 vite burg pasi akuzohen se janë të përfshirë në futjen e më shumë se 1 ton kokainë në Angli dhe për pastrimin e 24 milionë paundëve.

Gjykata në Buckinghamshire e dha dënimin të premten. Ata përdornin një aplikacion ku nuk mund të përgjehoeshin, ndërsa aty komunikonin për të menaxhuar trafikun e drogës. Hetimet për këtë rast nisën në prill të vitit 2020 pasi u arrit të çkodohej komunikimi në EncroChat ku komunikonin trafikantët.

Sipas Daily Mail, ky rrjet drejtohej nga Sandeep Rao, i cili qëndronte në High Wycombe nga ku drejtonte të gjithë grupin. Ndërkohë, Shahzad Hussain, i cili ishte krahu i djathtë i Rao, kontrollonte godinën ku mbahej kokaina dhe paratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos