“Zelensky tregoi servilizëm dhe besnikëri me vizitën në SHBA”

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 22:08 | Bota
“Zelensky tregoi servilizëm dhe besnikëri me vizitën

Anatoly Antonov, ambasadori rus në Uashington, në një intervistë për TASS, ka komentuar vizitën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në SHBA.

Ai u shpreh se me këtë vizitë Uashingtoni dhe Kievi e kanë bërë të qartë se nuk janë të gatshëm për paqe.

“Ndoqëm një shfaqje teatrale në të cilën Zelensky demonstroi servilizëm, besnikëri dhe gatishmëri për të vazhduar luftën dhe vënien e popullit ukrainas dhe atij rus kundër njëri-tjetrit. Ata treguan se janë të fokusuar te lufta”, tha diplomati rus.

Uashingtoni iu përgjigj thirrjes së Zelensky-t për më shumë mbështetje duke siguruar se Ukraina nuk do të jetë kurrë vetëm. Biden konfirmoi 2 miliardë dollarë ndihma, dhe dërgimin e sistemeve të avancuara te mbrojtjes ajrore Patriot. Lidhur me këtë zhvillim reagoi dhe vetë presidenti rus, Vladimir Putin, pasi shumë zyrtarë të qeverisë së tij vërshuan një sërë ofendimesh në drejtim të Zelensky-t.

“Për sa i përket Patriotëve, ky është një sistem mjaft i vjetër dhe nuk funksionon aq mirë sa S-300-at tanë. Ata që na kundërshtojnë mendojnë se kjo është thjeshtë një armë mbrojtëse, kështu thonë ata. Por kjo është në mendjen e tyre dhe ne gjithmonë do ta gjejmë kundërhelmin për të. Pra, ata që e bëjnë këtë thjesht po humbasin kohën e tyre, thjesht po e vonojnë konfliktin”, tha Putin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/22/zelensky-kthehet-nga-shba-me-canten-plot-me-para-e-arme-ministri-rus-shkon-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos