Shpërthim i fuqishëm në Laç, i vendoset tritol një vile, dëme të shumta edhe në shtëpitë përreth

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 08:08 | Kronikë
Shpërthim i fuqishëm në Laç, i vendoset tritol një

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në Sanxhak të Laçit. Banesës së Skënder L., i është vendosur një sasi e madhe tritoli, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në shtëpinë e tij, por edhe në banesat përreth.

Nga shpërthimi në banesë ka dëme të konsiderueshme materiale. Po ashtu, edhe banesa e fqinjit është dëmtuar.

Ndërkohë, Policia ka dhënë informacion në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sanxhak, ku persona të paidentifikuar kanë vendosur tritol në banesën e Skënder L.

Lënda plasëse është vendosur në verandën e banesës dhe nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Aktualisht, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Kurbin / Informacion paraprak: Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në verandën e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos