Në kërkim "Bimi" - Shkatërrohet grupi i kokainës në Athinë, pranga 4 shqiptarëve, mes tyre një 33-vjeçare

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 08:31 | Kronikë
Në kërkim "Bimi" - Shkatërrohet grupi i kokainës

Policia greke ka shkatërruar një grup shqiptaro-grek të shpërndarjes së kokainës në Athinë, ndërsa në pranga kanë rënë 4 shqiptarë.

Sipas mediave të huaja, shqiptarët e arrestuar janë të moshave 23, 27, 33 (femër) dhe 34 vjeç, si dhe një grek 31-vjeçar. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, mes të cilëve dhe kreu i grupit shqiptar me pseudonimin “Bimi”.

Policia greke raporton se janë faktuar 800 shitje kokaine të grupit tek klientë në Athinë, ndërkohë, janë sekuestruar 54.7 gramë kokainë e ndarë në paketime të vogla, peshore, automjet dhe 8 celularë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos