Korçë, shpërthim në një banesë në Bulgarec

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 09:23 | Kronikë

Një sasi lënde plasëse mësohet se ka shpërthyer në një banesë në fshatin Bulgarec, Korçë.

Sipas informacioneve, në banesë nuk jeton njeri dhe mbetet e paqartë se përse ka ndodhur shpërthimi aty. Nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë granatë.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos