Sekuestrimi i vilave të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Gjykata e Lartë merr vendimin

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 13:32 | Kronikë

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sekuestros së marrë ndaj vilës së bashkëjetueses se Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe atë të vilës së ish-bashkëshortes së tij në Palasë.

Përmes një vendimi të marrë në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë kundërshtimin e bërë nga bashkëjetuesja e Ahmetajt, si edhe E. D. pronarja e vilës në Palasë, që sipas SPAK, është në të vërtetë e ish-bashkëshortes së tij.

Sipas SPAK, vila në Palasë është pjesë e një kompleksi rezidencial dhe dyshohet se zotërohet nga ish-bashkëshortja e ish-ministrit të Financave.

Godina në fjalë nuk rezulton e regjistruar ne emër të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, por në emrin e një zonje, rreth miqësor i saj. Vetë ish-bashkëshortja e zyrtarit të lartë ka mohuar të ketë lidhje me këtë objekt.

Ndërsa vila në Hamallaj e vënë në sekuestro me vendim gjykate i përket bashkëjetueses aktuale të ish-zv.kryeministrit, Ahmetaj. Ambientet e të njëjtës vilë iu nënshtruan një kontrolli nga agjentët e BHK më 8 mars. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/20/kontrolli-ne-banesen-e-bashkejetueses-se-ahmetajt-beteja-ligjore-zhvendoset-ne-gjykaten-e-larte/
https://a2news.com/2023/03/29/kontrolli-ne-banesen-e-bashkejetueses-ne-hamallaj-apeli-i-posacem-rrezon-ankimimin-e-ahmetajt/
https://a2news.com/2023/04/03/avokatet-e-ahmetajt-cojne-ne-apel-vendimin-per-sekuestrimin-e-dy-vilave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos