Aksidenti në Bullgari, Xhaçka: Viktimat ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Reagon Rama: Dhimbje!

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 08:02 | Ballkani

Ministrja e Punëve të Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka, ka reaguar për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona nga Maqedonia e Veriut.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se viktimat ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!”

https://a2news.com/2021/11/23/aksidenti-tragjik-ne-bullgari-shpallen-3-dite-zi-zaev-tregon-biseden-me-te-mbijetuarin-identifikimi-i-viktimave-i-veshtire/
https://youtu.be/b419uunWB28
https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/451101389705452
https://a2news.com/2021/11/23/12-femije-mes-viktimave-te-aksidentit-tragjik-ministri-i-brendshem-bullgar-nuk-kisha-pare-asnjehere-dicka-te-ngjashme/

Edhe kryeministri Edi Rama ka shprehur dhimbjen për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, mes të cilëve edhe fëmijë.

“S'ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët... Dhimbje”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/437248134437520

Edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka reaguar për tragjedinë në Bullgari, duke shprehur "hidhërim të thellë".  

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/439330130895561

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nënvizuar humbjen “e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkëkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhëntë forcë në përballimin e kësaj dhimbjeje të tmerrshme. (A2 Televizion)

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1463052914113617923

A2 CNN Livestream

Latest Videos