Aksidenti tragjik në Kroaci, Hoti për A2: Sot mbërrijnë në Kosovë disa nga të plagosurit

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 11:59 | Kosova
Aksidenti tragjik në Kroaci, Hoti për A2: Sot mbërrijnë

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, foli në A2 mbi aksidentin tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mbi 45 të tjerë.

Hoti u shpreh se dy nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa disa prej tyre pritet që gjatë ditës së sotme të shkojnë në Kosovë.

“Shumica e personave të plagosur janë në spitalet e Kroacisë. Një numër i konsideruar i tyre pritet që sot të riatdhesohen në Kosovë. Gjithashtu, pritet që të vijnë sot në Kosovë edhe trupat e personave që humbën jetën në këtë aksident tragjik. Jemi në kontakte të përhershme me autoritetet e Kroacisë. Po bëhen të gjitha përgatitjet logjistike të atyre që do të kthehen në Kosovë. Dy persona janë në gjendje më të rëndë dhe ato po marrin mjekimin e nevojshëm në spitalin e Zagrebit”, tha Hoti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos