Aksidenti me 10 viktima, Meta: Ndaj dhimbjen me familjet, falënderoj autoritetet kroate për kujdesin shëndetësor

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 12:27 | Kosova
Aksidenti me 10 viktima, Meta: Ndaj dhimbjen me familjet, falënderoj

Presidenti Ilir Meta reagoi për aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Kroaci, ku 10 viktima, të gjithë shqiptarë të Kosovës, humbën jetën, ndërsa 45 të tjerë u plagosën.

“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci. Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë. Falënderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”, shkroi Meta në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos