
Dy persona raportohet të kenë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak pas mesditës së të premtes në Tiranë.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe të Tiranës, ku shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin e tij furgon, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)